Quotes By The Eternal Husband and Other Stories

“Depravity in such a place, the depravity of last hopes, the depravity of flabby and rotting corpses and—not even sparing the last moments of consciousness! They’re given, they’re made a gift of these moments and…”


“Një ditë më parë pata me të një bisedë të shkurtër, por tepër domethënëse. U kthye në të ngrysur, u ul në krevat, më pa me tallje, me majën e pandofles rrihte qilimin. Kur e pashë në këtë gjendje, m'u kujtua që muajin e fundit, apo më saktë, këto dy javët e fundit, se si më ishte dukur, si e tjetërsuar: qe bërë e papërmbajtur, agresive, nuk e them dot që dukej e prapë, por e hallakatur dhe e çoroditur te zoti ishte! Dukej sheshit që kërkonte të kapej, të grindej, por ja që e pengonte droja. Në filloftë të bëjë potere një e këtillë, kur e sheh që po e kapërcen masën, që është duke e sforcuar për ibret veten, mezi që ia ysht vetvetes atë farë sjelljeje, kur duket hapur që me vështirësi të madhe shkon kundër dëlirësisë dhe sedrës vetjake, domethënë, se është në kundërshtim me natyrën e tyre. Mezi e beson atë që të shohin sytë. Se një e mësuar me vesin, një tip e shthurur e lapërdhare ç'nuk bën që ta zbusë sado pak konfliktin, ta shuaj sherrin; poshtërsinë e bën poshtërsi, ama, fasadën ç'nuk bën që ta ruaj, veten e heq për të kulturuar e të sjellshme, madje, shkon deri aty sa orvatet të të imponohet me këtë "epërsi".”


“O prapësi jetë! O natyrë njerëzore! Njeriu në botë bën jetë vetmitari, nga kjo i vjen e keqja! "A ka njeri të gjallë në stepë?" - thërret kreshniku rus. Edhe unë pas tij kështu ulërij, ndonëse kreshnik nuk jam, por askush nuk më përgjigjet. Thonë se dielli është ai që i jep jetë gjithësisë. Do të lindë dielli, kthejani sytë, shiheni mirë, ka pamje kufome! Gjithçka e vdekur është, ngado që të hedhësh sytë, vetëm kufoma sheh! Të tillë janë njerëzit, të rrethuar nga heshtja rrojnë! Kjo është toka! "Njerëz, duheni njeri-tjetrin!" - e kush e tha këtë? Ç'zë qenka ky që thirritka?

Dëgjohet shpërfilles tiktaku i orës, të ndjell krupën! Ora është dy pas mesnate. Këpucët e saj janë te krevati, duken sikur e presin... Vërtet, ç'do të bëhet me mua, pasi ta marrin që këtu dhe ta varrosin?”